Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë në Shqipëri, policia ndërhyn menjëherë NULL NULL 17.04.2026 20:59 17.04.2026 20:59 Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut demokrat Sali Berisha, nisi hedhja e molotovëve dhe fishekzjarreve drejt Kryeministrisë. Por, ndryshe nga herët e tjera, policia ndërhyri menjëherë duke shoqëruar personat që po i hidhnin këto molotovë. Gjithashtu, hodhën gaz lotsjellës mes turmës, ku nga pamjet dukej edhe Flamur Noka që pati probleme nga gazi lotsjellës./a2cnn