MKRS-ja jep pesë bursa për studime në fushën e trashëgimisë kulturore NULL NULL 04.05.2017 10:08 04.05.2017 10:08 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë pesë bursa të plota për studime postdiplomike në universitetet më prestigjioze në Mbretëri të Bashkuar (Cambridge, Oxford, UCL, etj). MKRS-ja ka krijuar Fondin e Studimit të Trashëgimisë Kulturore, i cili sivjet ndan bursa për studime arkeologjike e antropologjike ndërsa në vitet e ardhshme synohet të vazhdojë me bursa në restaurim e konservim, muzeologji, histori, etj. Procesi i aplikimit, përzgjedhjes dhe aprovimit realizohet nga Këshilli Britanik në Kosovë, me të cilin MKRS ka një marrëveshje specifike. Procesi i aplikimit është hapur dhe vazhdon të mbetet i hapur deri më 24 maj 2017 për studentë potencialë të cilët i plotësojnë kushtet. Studentët që përfundojnë studimet në Mbretëri të Bashkuar do të kthehen të punojnë për së paku 3 vjet në institucionet e trashëgimisë kulturore të kësaj ministrie, transmeton Klan Kosova.