“Menaxheria e Qelqtë” vjen në teatrin e Mitrovicës NULL NULL 25.02.2025 15:26 25.02.2025 15:26 Në teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë, të enjten me 27 shkurt nga ora 19:00, jepet premiera e shfaqjes “Menaxheria e Qelqtë” me regji të Ilir Bokshit dhe producent Sabit Sheremeti. “Menaxheria e Qelqët” është një histori e mbushur me emocione dhe dramë, që trajton tema universale si konflikti mes realitetit dhe ëndrrave, sfidat e marrëdhënieve familjare dhe përpjekja për të kapërcyer kufizimet personale, transmeton Klankosova.tv. Me një ekip artistik të përkushtuar dhe një vizion të fuqishëm, shfaqja synon të sjellë këtë histori në mënyrën më të ndjerë dhe të jashtëzakonshme.