Meha: VV po luan, bën oferta e më pas fajëson (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 13:11 15.07.2026 13:11 Certifikimi i rezultateve parlamentare të zgjedhjeve të 7 qershorit i ka hapur rrugën thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, një thirrje e tillë nuk është bërë ende nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, derisa KDI i ka bërë thirrje që data e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës të caktohet sa më parë. Opinionistja Doruntina Meha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se Vetëvendosje bën lojë me LDK-në pasi, sipas saj, partia e drejtuar nga Kurti i jep ofertë partisë së drejtuar nga Abdixhiku, kurse pastaj e lë në faj. “Vetëvendosja në përgjithësi ka për synim ose me e ulë ose me e zhduk komplet, për atë është më gjeneroze me LDK-në, sepse e afron e lë në faj dhe pastaj e ulë në zgjedhje. E kemi parë edhe në të kaluarën këtë lojën që e ka bërë me LDK-në. PDK-ja nuk po e lë vetën të shkojë në atë pozitë ku shkon e merr ofertën dhe bëhet loja se kush do mbetet në faj”, tha ajo.