Me veprat e kompozitorëve të njohur, Filharmonia mban koncert më 27 shkurt NULL NULL 25.02.2025 10:26 25.02.2025 10:26 Filharmonia e Kosovës të enjten më 27 shkurt prezanton koncertin e radhës. Nën drejtimin e mjeshtrit të njohur zviceran-francez Antoine Marguier, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë një program të veçantë me vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Kreshnik Aliçkaj, Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla. Në rolin e solistëve do të prezantohen sopranoja Besa Llugiqi dhe saksofonisti Vitaly Vatulya. Koncerti do të mbahet nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Klankosova.tv