Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në internet, pesë CEO nga kompanitë më të mëdha teknologjike para Senatit NULL NULL 31.01.2024 19:16 31.01.2024 19:16 Pesë drejtues ekzekutivë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë po dëshmojnë në një seancë dëgjimore në Senatin Amerikan. Ata dolën para të pranishmëve në çështjen me pikë mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në internet, transmeton klankosova.tv. Të pestë po përballen me disa pyetje të zjarrta, me shefin e Meta, Mark Zuckerberg, i cili pyetet “Çfarë dreqin po mendonit?” përmes një nxitjeje në Instagram që i drejton përdoruesit ndaj materialeve të mundshme të abuzimit me fëmijët Zuckerberg dhe CEO i TikTok, Shou Zi Chew ranë dakord vullnetarisht të dëshmojnë – por drejtuesit e Snap, X (ish Tëitter) dhe Discord fillimisht refuzuan dhe iu dërguan fletëthirrje të lëshuara nga qeveria. Ligjvënësit amerikanë po hetojnë se si platformat e teknologjisë po trajtojnë përmbajtjet e dëmshme në internet dhe çfarë duhet bërë për të mbrojtur më mirë fëmijët.