Mbrëmja e dytë e Sculp Fest, ndalon në ‘’Parking” NULL NULL 02/05/2015 02/05/2015 Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest, vazhdon edicionin e katërt, me eventin bashkëkohor, që organizohet në kuadër të Autostrada Bienniale. Hapësira e përzgjedhur përmbrëmjen e dytë është “Parkingu” që në mënyrë metaforike paraqet një gjendje aktuale të ndalimit, me qëllim të një nisjeje të re të projekteve të ndryshme bashkëkohore në kuadër të Autostrada Biennale. Sipas një njoftimi të organizatorëve, partner kuratorial i eventit është M.A.M. Foundation me kurator Klod Dedja. “Nën peshën e strukturës prej betoni, në tre kate nën tokë, përgjatë 5 orëve do të ketë prezantime të ndryshme të artistëve, skulptura, instalacione, video dokumentar, punëtori, performanca dhe muzikë. Në këtë ngjarje do të ketë artistë të mirënjohur nga skena e artit bashkëkohor të cilët vijnë nga vende të ndryshme: Coony Karlsson Lundgren (Suedi), Obssesive Possessive Aggression-OPA (Maqedoni), Ozan Unal (Turqia), Agron Blakcori(Kosova), Sanja Latinovic (Serbia), Ranko Djankovic (Serbia) , Shpend Havolli (Kosova), Boban Anastasi (Shqipëria), Stefano Romano (Italia). Eventi do të mbahet sotne duke filluar nga ora 21:00- 02:00, në Prizren, “Parkingu i veturave” rruga “Adnan Krasniqi” nr. 114 në ndërtesën e Euro Center, kati -3.
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 5 minuta më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 23 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 1 orë më parë