Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbahet për herë të parë në Kosovë provimi i Diplomës Evropiane të Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv

NULL NULL
13.09.2025 21:13

Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës (ShAIK) ka bërë të ditur se sot për herë të parë është mbajtur provimi i Diplomës Evropiane të Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv (EDAI), pjesa e parë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se EDAIC është provim ndërkombëtar që organizohet nga ESAIC (European Society of Anaesthesiology and Intensive Care), sigurisht edhe me mbështetjen  e shoqatës sonë dhe Drejtorit të Qendrës, Fatos Katanolli.

“Falënderojmë ESAIC për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme e sidomos sekretaren e Shoqatës Dr Else-Marie Ringvold, e cila ka e ka mbikqyrur procesin dhe na ka mbështetur  gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Poashtu u falënderuan edhe kandidatët, që u bënë pjesë e një standardi që është i njohur për nivelin e njohurive teorike dhe praktike të anesteziologëve në gjithë Evropën dhe më gjerë.

Me këtë është shënuar një hap i rëndësishëm për komunitetin e anestezionit dhe të komunitetit mjekësor në vend. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme