Maqedoni e Veriut: 10 të vdekur dhe 792 raste të reja me COVID-19 NULL NULL 14.08.2021 17:57 14.08.2021 17:57 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 792 raste të reja. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 pacientë, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 161 mijë e 359 pacientë janë infektuar me virusin korona, janë shëruar 150 mijë e 774, kanë vdekur 5 mijë e 542 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 5 mijë e 43 raste aktive.