Maloku: Puna e dinarit, si puna e targave (VIDEO) NULL NULL 29.01.2024 18:39 29.01.2024 18:39 Albinot Maloku Nga 1 shkurti, valuta e vetme me të cilën do të lejohet të bëhet pagesa në Kosovë, do të jetë euroja. Ky vendim është marrë nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës, më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Kjo ka shkaktuar reagime të mëdha tek serbët dhe tek faktori ndërkombëtar, të cilët kanë kërkuar lejimin e valutës së Serbisë, dinarit. Sipas analistit politik, Albinot Maloku, ndalimi i qarkullimit të dinarit është i shkëlqyeshëm. Por, ai në Info Magazine tha se kjo mund të bëhet si puna e targave, zbatimi i vendimit i cili ishte shtyrë për disa here. “Nëse do të ketë shtyerje, atëherë me të vërtetë kemi nivel të madh të joseriozitetit të vendimarrësve në Republikën e Kosovës në kuptimin e mosnjohjes së fuqisë së tyre të ekzekutuese të vendimeve të tyre, të drejta”, tha Maloku në Klan Kosova.