Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin

NULL NULL
06.10.2024 17:03

Malishevës nuk njeh kundërshtar.

Skuadra e udhëhequr nga Bekim Isufi e ka përmbysur Suharekën, për ta vazhduar kryesimin e renditjes tabelare në elitën futbollistike në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi, pasi Mevlan Zeka shënoi që në minutën e tetë.

Megjithatë mysafirët me të filluar fraksioni i dytë, shpërthyen në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke realizuar plot tri herë.

Fillimisht rezultati u barazua nga Arlind Veliu në minutën e 58, kurse avantazhin skuadrës së tij ia dha Fatjon Bunjaku, pesë minuta më vonë.

Vulën e 3 pikëve të reja, e vendosi goli i Drilon Hazrollaj nga penalltia, tetë minuta para se të përfundonte koha e rregullt, njofton Klankosova.tv.

Pas këtij triumfi, Malisheva udhëheq renditjen tabelare me 17 pikë, 3 më shumë se sa përcjellësit, Ballkani e Llapi që kanë grumbulluar nga 14 sosh.

Renditja tabelare pas tetë xhirove në Superligë
Foto: FFK
lajme të ngjashme