Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macroni s’i lëshon pe Vuçiqit për Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2025 20:34

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thirri për takim në Paris, homologun e tij nga Serbia.

Pas bisedës që Alleksandar Vuçiq thotë të ketë zgjatur më shumë se dy orë, doli në pah një mospajtim i madh.

Ka të bëjë me Republikën e Kosovës, të cilës Beogradi po heziton tash e 17 vjet t’ia pranojë pavarësinë, raporton Klan Kosova.

Pikërisht para një viti, po gjatë një takimi në Paris, kryetari i republikës franceze do bëhej ndër liderët e rrallë botërorë që publikisht ftoi Serbinë të sjellë para drejtësisë grupin paramilitar të serbëve që sulmuan Kosovën më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Për këtë nuk foli mysafiri i së mërkurës në Pallatin Elysse, por ai shpalosi çështjen, siç e quan më të rëndë të diskutimit me presidentin Macron.

Ka të bëjë me mikun e Vuçiqit, presidentin e Republikës Sërpska të Bosnjës, Millorad Dodik, për të cilin ka një urdhër qendror arrestimi nga Gjykata në Sarajevë.

Dodiku, bashkë me kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin e entitetit, akuzohen se me veprimet e tyre separatiste e ndarëse kanë shkelur “rendin kushtetues të Bosnje Hercegovinës”.

Për këto zhvillime, kryetari i Serbisë tha se i ka dhënë disa ide Macronit por që sipas tij, për to nuk guxon të deklarohet publikisht. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme