Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Lufta, babai, muzika”, Labinot Rexha rrëfen historinë e jetës së tij (VIDEO)

NULL NULL
13.02.2026 23:27

Labinot Rexha ka rrëfyer Linjën e Jetës së tij, duke përshkruar periudhën e lumturisë familjare para vitit 1998, kur lufta i mori të gjitha.

Ai ka thënë se ka qenë një fëmijë i dashur, që nisi të këndojë dhe të luajë me tarabukë që në moshën 5 vjeçare.

Rexha kujton se familja e tij nuk kishte as shporet, as lavatriçe, dhe nëna e tij i lante enët dhe rrobat jashtë.

“Kam qenë një fëmijë i mirë, një djalë të cilin e kanë dashtë krejt. Kam nis me këndu si 5 vjeç, i kam ra tarabukës. Nuk kemi pas as shporet, as lavatriçe, nëna i lante enët dhe rrobat jashtë”, tha Rexha.

Ai ka rrëfyer një ngjarje të tmerrshme, kur serbët rrahën babain e tij në sy të gjithë familjes dhe e mbajtën të burgosur për dy javë.

“S’kam mundur ta njoh sepse ishte fry aq shumë prej maltretimeve, më tha largohu se s’po du shtëpia me m’u mshel, ik. Rahoveci në të gjitha anët ka qenë flakë”, vijoi ai.

Moment edhe më dramatik, siç shpjegoi Labi ishe edhe kur gjyshi i tij e varrosi babin e tij.

“Që në fëmijëri kam shkuar në shkollë private, babi im ka dashtë vetëm muzik, asgjë tjetër. Në vitin 1996 kam zënë vendin e parë, si zëri më i mirë. Albumin e parë kur e kam pa në Zvicër ia kam dërguar babit tim”.

Labinot Rexha falënderoi Stresin për mbështetjen që ia kishte bërë në fillim të karrierës së tij.

“E falënderoj Stresin, Arkimed Lushaj, ai njeri për mua është familje dhe ëshë vëllai im. Masi ka dal kënga me Stresin kam marrë shumë dasma. Artista të mëdhenj, ata dhe zëri im, mund të them që të jem këtu ku jam”, tha Labinot Rexhaj.

Krejt në fund të rrëfimit, Labi kërkoi falje për ofendimet dhe tha se të gjitha këto i ka bërë vetëm për “ta ngritur” lojën. /Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme