Llapi “shokohet” në fund të pjesës së parë, Feronikeli’74 në epërsi NULL NULL 30.10.2024 13:53 30.10.2024 13:53 Llapi është befasuar në sekondat e fundit të pjesës së parë, pasi Feronikeli’74 arriti të kalojë në avantazh. Vasilios Karagounis i ka “shokuar” llapjanët në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, teksa dha shpresë për ekipin e tij që nga ky ballafaqim të dalin me pikë, raporton Klankosova.tv. Tifozët e Feronikelit’74 në Podujevë Nga ana tjetër me anë të të zakonshmit të tyre, Mevlan Zekës, Suhareka e gjeti golin e avantazhit në Klinë kundër Dukagjinit. Megjithatë vendasit u kthyen shpejt në lojë, duke barazuar rezultatin përmes Meriton Mimarit. Pjesa e parë nuk prodhoi më shumë se kaq dhe me shifrat 1-1 ekipet shkuan në pushim prej 15 minutash, raporton Klankosova.tv. Dukagjini 1-1 Suhareka (HT) Kjo përballje po transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore në vend, Art Motion, me komentim të Andin Lokaj, ndërkaq në Sport 1 mund ta ndiqni ndeshjen Llapi – Feronikeli’74, ku komentator është Andi Shabani.