Llapi e Ferizaj ruajnë portat e paprekura në pjesën e parë NULL NULL 08.05.2025 15:58 08.05.2025 15:58 0-0 janë mbyllur 45 minutat e para në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Llapi dhe Ferizaj përkundër rasteve të krijuara në pjesën e parë, nuk arritën që ta gjejnë golin e avantazhit, njofton Klankosova.tv. Podujevasit po i kërkojnë 3 pikë që t’i shmangen zonës së barazhit, kurse mysafirët tashmë objektiv kanë zonën evropiane. Nëse fitojnë, ferizajasit do ta kalojnë Malishevën e cila aktualisht është e treta. Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës ArtMotion!