Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e parë

NULL NULL
25.11.2024 13:26

Drita e ka gjetur vetën në disavantazh në ballafaqim me Llapin.

Pas një krosimi nga Valmir Veliu, topin e goditur me kokë, Blend Baftiu e dërgon në rrjetën e ish-skuadrës së tij.

Gjilanasit që janë liderë të kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputeshin plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani, por nuk e kanë filluar mirë ndeshjen e sotme, njofton Klankosova.tv.

“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.

Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’74, raporton Klankosova.tv.

Për t’u rikthyer në garë për pozitat e para, llapjanët duhet të lënë gjurmë në duelin e sotëm dhe deri tani kanë dhënë sinjale se kjo mund të ndodh.

Drita – Llapi po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, Art Motion.

Renditja aktuale në Superligë
lajme të ngjashme