Lidhja e Bizneseve dhe Asocacioni i Komunave me marrëveshje për zhvillimin ekonomik lokal NULL NULL 07.02.2024 13:52 07.02.2024 13:52 Lidhja e Bizneseve të Kosovës Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi që në fokus ka zhvillimin ekonomik në nivelin lokal. Me këtë marrëveshje, konkretisht synohet mbështetja e komunave në fushën zhvillimit ekonomik duke kontribuar në hartimin e projekteve për fuqizimin e bizneseve lokale, promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre dhe ngritjen e njohurive bashkëkohore të teknologjisë dhe inteligjencës artificial, njofton LeBK, përcjell KlanKosova.tv. “Lidhja e Bizneseve do të angazhohet në krijimin e një ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes si dhe hartimin e projektideve për tërheqjen e investimeve lokale, regjionale dhe ndërkombëtare”. LeBK thuhet se do ta mbështesë Asociacionin e Komunave në përpilimin e planeve dhe strategjive zhvillimore ekonomike, ndërkaq pala tjetër do të bashkëpunojë për zhvillimin e projekteve tjera më karakter ekonomik, Marrëveshja është nënshkruar midis Besart Dreshajt, kryetar i Lidhjes së Bizneseve dhe Sazan Ibrahimit, drejtor ekzekutiv në Asociacionin e Komunave.