Lensi befason Arsenalin NULL NULL 03.10.2023 22:55 03.10.2023 22:55 Lens ka shënuar fitore befasuese ndaj Arsenalit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së dytë të faazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Të parët në epërsi kaluan anglezët, me anë të Gabriel Jesus, në minutën e 14’. Megjithatë, Lensi u kundërpërgjigj shpejt, duke e barazuar rezultatin shpejt me anë të Adrien Thommasson, në minutën e 25’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Elye Ëahi, me një gol të bukur u përkujdes për fitoren e ekipit francez. Lens pas dy ndeshjeve pozicionohet në vendin e parë me katër pikë në Grupin B, teksa Arsenali një më pak dhe renditet në pozitën e tretë.