Lavrov me akuza të ashpra ndaj OSBE-së: Është vegël e BE-së NULL NULL 30.11.2023 13:27 30.11.2023 13:27 Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këhsillin Ministror të OSBE-së në Shkup, ka akuzuar rëndë këtë organizatë duke thënë se është bërë vegël e BE-së. Lavrov tha po ashtu se është faji i OSBE-së që sipas tij e kanë sjellë këtë ndasi në OSBE. “Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodhë më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”, tha ai./ Alsat.mk