Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 23:13 30.07.2026 23:13 Pas konfirmimit në pozitën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Abdixhiku u shpreh se e heq pezullimin e diskutimeve me LVV-në për formimin e institucioneve të reja. “Ende s’kemi mbërritur atje. Ju siç e dini e kemi pasur vetëm një takim dhe në atë takim s’janë folur as pozitat dhe as ndarjet pozicionale. Lajmet e publikuara janë të pavërteta, pra ato që u shfaqen “Kaq ministri” nuk janë diskutuar në tavolinë. Mund të jetë një test mediatik”, tha Abdixhiku gjatë konferencës për media. Ai u shpreh i qartë se një parti nuk mund t’i ketë të gjitha pozitat shtetërore.