Ballkani i pafat në penalti, eliminohet nga Bohemians NULL NULL 30.07.2026 22:50 30.07.2026 22:50 FOTO: FC Bohemians Ballkani është eliminuar nga Bohemians në kualifikimet për Ligën e Konferencës pasi fati i fituesit u vendos nga penaltitë. Xhebrailat kishin pësuar 2-1 në ndeshjen e parë dhe ishin fare afër kualifikimit pasi po triumfonin 3-1 deri në minutën e 88-të të takimit. Mirëpo, irlandezët shënuan dy minuta para fundit të kohës së rregullt dhe më pas ngadhënjyen 5-4 në penalti.