Abdixhiku pas rikonfirmimit si kryetar: Jam i lumtur me rezultatin NULL NULL 30.07.2026 23:03 30.07.2026 23:03 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë pasi u rikonfirmua në krye të partisë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie. Në deklarimin e tij para mediave, Abdixhiku falënderoi delegatët dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke e cilësuar procesin si një dëshmi të demokracisë së brendshme në parti, raporton Klankosova.tv. “Hera e dytë këtë vit, LDK dëshmoi demokraci maksimale. Delegatët e Kuvendit të LDK-së, në mënyrë demokratike, dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin, por edhe për orientimin programor. Jam i lumtur për rezultatin dhe jam falënderues që konfirmuan rezultatin e janarit”, deklaroi Abdixhiku. Ai u rikonfirmua në krye të LDK-së në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke marrë sërish besimin e delegatëve për të vazhduar drejtimin e subjektit politik./Klankosova.tv