“Nuk kam fjalë të këqija për askënd”, Abdixhiku flet pas “betejës” në LDK NULL NULL 30.07.2026 23:15 30.07.2026 23:15 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt pas zhvillimeve brenda partisë. Pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se vazhdon të besojë se iniciativa për shkarkimin e tij ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë së partisë. “Unë nuk kam fjalë të këqija për askënd. Iu uroj punë të mbarë në komunat e tyre. Hakmarrje nuk kam për askënd. Vazhdoj me besu që iniciativa ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me gjithë vullnetin e anëtarësisë së LDK-së. Nuk kam pas asgjë tjetër përveç bindjeve të mia”, ka thënë Abdixhiku para mediave, njofton Klankosova.tv. Duke iu referuar atyre që kërkonin shkarkimin e tij, ai shtoi se të gjithë duhet të vazhdojnë punën e tyre, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në shërbim të qytetarëve. “Në këtë fazë iu uroj punë të mbarë aty ku e kanë punën, sepse edhe qytetarët kanë nevojë për punët e tyre”, është shprehur kreu i LDK-së./Klankosova.tv