Përgjimet, Abdixhiku: Nëse Rama ka qenë i përfshirë, ka gabuar rëndë (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 23:26 30.07.2026 23:26 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas Kuvendit të sotëm të partisë, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me kërkesat për shkarkimin e tij dhe raprtimet për ndërhyrje në proceset e brendshme të LDK-së. Ai tha se, bazuar në atë që ka parë nga përgjimet dhe nga ajo që është bërë publike, nëse vërtetohet se janë përdorur mekanizma shtetërorë për ta trazuar LDK-në, atëherë siç tha ai, për këtë do të ketë përgjegjësi. Abdixhiku u pyet edhe nëse në këtë drejtim ka qenë i përfshirë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. “Nëse z. Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë. Anëtarësia e LDK-së nuk e fal një gjë të tillë”, theksoi ai, transmeton Klankosova.tv