Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vihet nën kontroll zjarri në Shkozet, dy zjarrfikës në spital nga asfiksia

NULL NULL
30.07.2026 23:43

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë në zonën e Shkozetit në Shqipëri. Forcat zjarrfikëse prej 3 orësh po punojnë për shuarjen e flakëve teksa mësohet se është bërë e mundur vënia nën kontroll e situatës.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, MZSH. Ndër të tjera, theksohet se përshkak të tymit, dy zjarrfikës kanë shfaqur probleme dhe janë transportuar në spital. Ndërkohë vijon puna për shuarjen plotësisht të flakëve, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Azhornim i situatës së zjarrit në zonën e Shkozetit. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës po vijojnë prej më shumë se tre orësh operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit të rënë në një magazinë  në zonën e Shkozetit.

Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH). Në mbështetje të operacionit janë angazhuar gjithashtu edhe forcat dhe mjetet e Portit të Durrësit, si edhe Stacioni i MZSH-së Shijak.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, profesionalizmit dhe koordinimit të të gjitha strukturave të angazhuara, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe sigurimin e perimetrit.

Gjatë operacionit, dy efektivë të shërbimit zjarrfikës, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, janë transportuar në spitalin rajonal Durres për shkak të asfiksimit si pasojë e tymit dhe zjarrit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve. Shkaqet e zjarrit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse.

Bashkia Durrës u uron zjarrfikseve të lënduar shërim sa më të shpejtë dhe shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

lajme të ngjashme