Reali transferon sulmuesin Carlos Espi NULL NULL 30.07.2026 22:39 30.07.2026 22:39 Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll, Carlos Espi të cilin e mori nga Levante. “Real Madrid dhe Levante kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Carlos Espi, i cili do të jetë pjesë e klubit madrilen për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e Mbretërve. “21-vjeçari Carlos Espi ka kaluar tri sezone te Levante, ku zhvilloi 66 ndeshje dhe shënoi 20 gola. Sezonin e kaluar, ai u shpall lojtari më i mirë nën moshën 23-vjeçare në kampionat”.