Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lamborghini i Donald Trumpit u shit për mbi 1 milion euro

NULL NULL
01.02.2024 19:08
Donald Trump Lamborghini

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, njihet edhe si një nga njerëzit më të pasur në botë.

Ai në vitet e 90-ta kishte qenë pronar i një supermakine, i cili u shit para disa ditësh për një çmim goxha të lartë, 1.016 milionë euro.

Vetura Lamborghini, Diablo VT Roadster i vitit 1997 ishte pjesë e koleksionit të veturave të Trump.

Vetëm 132 copë të kësaj serie u prodhuan në botë në atë kohë.

“Bisha” e prodhuar në Itali dhe me ngjyrën (Blue Le Mans).

Ishte e pajisur me një motor 5.7 litërsh V12, me 485 kuaj fuqi.

“Diablo” (djalli), kishte gjithashtu logon e Donald Trump të stampuar në një pllakë në pjesën e brendshme të derës.

Kjo veturë ishte e ish-presidentit amerikan deri në vitin 2002 kur ai vendosi ta shiste, ndërsa deri më sot ka ndryshuar katër pronarë, transmeton Klankosova.tv

Ky Lamborghini u hodh në ankand nga shtëpia e ankandeve Barrett-Jackson.

lajme të ngjashme