Lakers fitojnë ndaj Spurs (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 14.12.2023 08:25 nga Shpend Spahija 14.12.2023 08:25 Në mëngjesin e së enjtes me kohën tonë lokale, Los Angeles Lakers regjistruan fitore ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 119-122. Lojtari më i dalluar i Lakers ishte Anthony Davis me 37 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa tek Spurs u dallua Victor Wembanyama me 30 pikë, 13 kërcime dhe 6 kërcime. Krahas këtij takimi, janë zhvilluar edhe tetë ndeshje tjera: Detroit Pistons vs Philadelphia 76ers 111-129, Washington Wizards vs New Orleans Pelicans 122-142, Miami Heat vs Charlotte Hornets 115-104, Toronto Raptors vs Atlanta Hawks 135-128, Houston Rockets vs Memphis Grizzlies 117-104, Phoenix Suns vs Brooklyn Nets 112-116, Milwaukee Bucks vs Indiana Pacers 140-126 dhe Utah Jazz vs New York Knicks 117-113.