“La Traviata” rikthehet në Teatrin e Operas në Tiranë NULL NULL 26.09.2025 13:53 26.09.2025 13:53 Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të rikthehet një nga kryeveprat më të dashura të kompozitorit Giuseppe Verdi, “La Traviata”, me një produksion të jashtëzakonshëm të mjeshtrit, Hugo de Ana. Në qendër të “La Traviata” qëndron historia prekëse e Violettës, gruas që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Katër netë të paharrueshme, nën drejtimin e dirigjentit, Francesco Ommassini, do të sjellin emocionet e Verdit në teatrin shqiptar, në datat 26-27-28-29 shtator 2025, nga ora 20:00./Klankosova.tv