Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush është në gjumë s’ndien – të lexojmë, të zgjohemi, thotë Tafili (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2023 10:19
avni tafili

Leximi është dashuri, shkrimi tregon besnikëri, ndërsa të dyja këto qojnë tek njohja e njeriut që është madhështor, siç është edhe Zoti.

Kështu thotë studiuesi, e autori me qasje pozitive, ndër të rrallët në Kosovë, Avni Tafili.

Ky që lidh njeriun me besimin në Zot, me qasje edhe letrare dhe studiuese, në intervistën e fundit për këtë sezon në “Sytë 7” në Klan Kosova, thotë që “duhet të lexojmë, që të zgjohemi, pasi kush është në gjumë as nuk ndien”.

Tafili, tek autori i emisionit Enis Reçica, tha se aktualisht në Kosovë është ngjallur një pesimizëm, sidomos tek të rinjtë që “duanë të udhëtojnë në kohë, nga Kosova në një vend më të zhvilluar”, duke aluduar në mundësinë e lëvizjes pas liberalizimit të vizave.

Por, autori i më se gjashtë veprave me qasje pozitiviste e thirrëse, kërkoi që të gjithë, edhe të rinjtë të jenë përgjegjës për shtetin e tyre, për suksesin e Kosovës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme