Kundërmim i rëndë ajri në Prishtinë, banorët kërkojnë ndërhyrje NULL NULL 02.06.2026 12:29 02.06.2026 12:29 Banorë të zonës kanë ngritur shqetësime për një kundërmim të vazhdueshëm dhe të rëndë të ajrit përgjatë rrugës që lidh rrethin e madh me atë që njihet si “rrethi i Ismetit” në Prishtinë. Sipas tyre, kjo gjendje ka qenë prezente prej rreth 2 deri në 3 muaj, duke e bërë lëvizjen në këtë segment rrugor të pakëndshme dhe të vështirë, sidomos për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Nëpërmjet një ankese në redaksinë e Klankosova.tv, qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të identifikuar shkakun e ndotjes dhe për të marrë masa urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë zonë.