Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova përballet sot me Norvegjinë në Kampionatin Botëror të Tenisit

NULL NULL
07.04.2025 09:12

Në Larnaka të Qipros është zhvilluar ceremonia e shortit për edicionin e vitit 2025 të Kampionatit Botëror “Billie Jean King Cup” që do zhvillohet në datat 7-12 prill.

Përfaqësuesja e Kosovës edhe këtë vit do të garojë në grupin e II të këtij kampionati në “Pool C”, ku do të përballet me Norvegjinë, Maqedoninë e Veriut dhe Afrikë Jugore, transmeton Klankosova.tv.

Kombëtarja jonë përbëhet nga tenistet: Vesa Gjinaj, Adrijana Lekaj, Forta Morina, Learta Muharremi dhe Aja Broqi. Kapiteni i ekipit është Osman Reçica.

Ndeshjet e fazës grupore fillojnë sot dhe ekipi kosovar do të përballet me Norvegjinë në takimin e parë, i cili zhvillohet nga ora 10:00 (09:00 sipas kohës lokale në Kosovë).

lajme të ngjashme