Kori i Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert në Rahovec NULL NULL 27.03.2025 11:55 27.03.2025 11:55 Kori i Filharmonisë së Kosovës Kori i Filharmonisë së Kosovës, mbrëmë mbajti koncert në Rahovec. Nën drejtimin e Hajrullah Sylës, u interpretuan vepra nga kompozitorë vendorë dhe botërorë. Në rolin e solistëve u prezantuan sopranot Kaltrina Miftari dhe Shkurte Hykaj, si dhe baritoni Endrit Rexhepi. Në disa vepra, kori u shoqërua nga Ansambli Harkor i Filharmonisë së Kosovës, me pianistët Andi Duraku dhe Lekë Salihu, si dhe perkusionistëve Patris Berisha dhe Meriton Zajmi.