Korçë: Rrëzohet aksidentalisht në banesë, humb jetën 62-vjeçari NULL NULL 18.07.2026 19:48 18.07.2026 19:48 Një 62 vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar në banesën e motrës së tij. Sipas të dhënave paraprake, 62 vjeçar me iniciale V.K. nga Bilishti, ka shkuar për vizitë te motra në Korçë. Dyshohet se viktima ka rrëshqitur në tualet dhe ka marrë dëmtime të rënda. Ka qenë motra që ka njoftuar ambulancën e cila e ka transportuar në spital por për fat të keq, 62 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës të marrë në kokë, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv. Policia po kryen veprimet hetimore ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.