Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kodra: Një vend i cili ka telashe me Kuvendin e Kushtetutën, për pacientë pak kush dëgjon

NULL NULL
19.09.2025 11:26
Pacientë me kancer duke marrë kimioterapi në një dhomë të improvizuar të Klinikës së Hematologjisë në QKUK. Foto: REL

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, është shqetësuese kur një vend si Kosova ka probleme me institucionet themelore të saj, e që sipas tij shëndeti i qytetarëve mbetet shumë larg vëmendjes që duhet t’i kushtohet, transmeton Klankosova.tv.

“Një vend i cili ka telashe me Kuvendin, Kushtetutën, për pacientë pak kush dëgjon. Kjo është shqetësuese sepse kemi të bëjmë me jetën dhe shëndetin e njerëzve”, thotë Kodra për emisionin “Fol me Arin”.

“Gjendja e pacientëve vazhdon me qenë problematike, për shkak se sektori nuk ka pasur ndonjë lëvizje pozitive në rregullim. Si rezultat i një organizimi jo të mirë, dhe funksionimi jo të mirë, pacientët janë ata që e pësojnë, qoftë në mungesë të barnave, apo shërbimeve diagnostike, dhe shpesh këto detyrohen t’i marrin nga shërbimet private”, tha tutje ai.

Sipas Kodrës, rreth 67 për qind e pacientëve kanë vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor.

lajme të ngjashme