Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubi i karatesë nga Istogu sjell 11 medalje nga Kampionati Mbarëkombëtar në Tiranë

NULL NULL
28.11.2022 19:51

Më datë 26 dhe 27 Nëntor 2022 , klubi i karatesë “E&E WAZARI” në Istog, në Kampionatin Mbarëkombëtar të mbajtur në Tiranë përveç në kategoritë individuale është paraqitur edhe me ekipore dhe për herë të parë në histori të Istogut ky klub sjell në Istog titullin “Kampion Mbarëkombëtar në sportin e karatesë.

Nga kjo garë, klubi “E&E WAZARI” ka arritur të sigurojë 13 medalje, njofton Klan Kosova.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi i karatesë përmes një postimi në Facebook.

Më poshtë i gjeni të renditura ekipet:

Ekipore vajzat Kata 10 vjeç (Melisa, Anduena, Artesa) vendi i parë Kampione Mbarëkombëtare.

Ekipore mix Kadetë 14-15 vjeç (Suela, Erblini, Eroni) vendi i parë Kampionë Mbarëkombëtarë.

Ekipore 10 vjeç Kata (Ergis, Erona, Erdi) vendi i tretë.

“Duke fituar gjithsej 11 medalje në një kampionat të fortë siç është Kampionati Mbarëkombëtar prej tyre: 4 medalje të arta, 4 medalje të argjendta, 3 medalje të bronzta”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme