Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë rezultatet e natës së sontme në Champions

NULL NULL
24.10.2023 23:19
champions league
champions league

Nata e sontme dha shumë spektakë në Champions League.

Shumë ndeshje interesante pati nga grupet A, B, C dhe D, ku u shënuan plot 18 gola.

Në grupin A, fitoren e parë e arriti Manchester United, i cili e mposhti Kopenhagën me rezultat 1:0.

Në të njëjtin grup, Bayern Munchen fitoi me rezultat 1:3, si mysafir të Galatasaray.

Grupi A

Grupi B, dha ndeshje tejet të forta në këtë mbrëmje.

Arsenal e mposhti Sevillen në terren të vet me rezultat 1:2, ndërsa loja u mbyll me barazim 1:1 mes Lensit dhe PSV Eindhoven.

Grupi B

Fitore në Grupin C, arritën edhe Real Madrid dhe Napoli.

“Mbretërit” fituan me rezultat 1:2, si mysafirë të Bragas, derisa Napoli me rezultat 0:1 si mysafire e gjermanëve të Union Berlin.

Grupi C

Edhe Grupi D, solli përballje tejet interesante.

Real Sociedad fitoi me rezultat 0:1 si mysafir i Benficas, kurse Inter fitoi me rezultat 1:0 ndaj Salzburgut.

Grupi D

Nesër, e mërkurë ndeshjet e treta i luajnë grupet e mbetura (E,F,G dhe H).

Ndërkaq ndeshjet e kthimit nisin nga data 8 nëntor.

 

lajme të ngjashme