Kërkesat për testin e intolerancës në rritje, trend apo nevojë? – flet dietologia (VIDEO) NULL NULL 06.09.2025 11:59 06.09.2025 11:59 Dietologia Albulena Shabani, e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova Në Kosovë, gjithnjë e më shumë qytetarët po i drejtohen testimeve për intolerancë ushqimore. Dietologia Albulena Shabani, e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, tha se këto teste mund të japin një ide orientuese, por nuk janë 100% të sakta. “Nuk mundem me gjyku besueshmërinë, përderisa lejohet edhe prej Ministrisë së Shëndetësisë, por thashë që shkencërisht nuk ka hulumtime që tregon se ky test është i saktë, që nëse ndalon një ushqim ose tjetër, është vetëm një paqyre ose një lloj orientimi që je ka e tepron me atë ushqim”, tha Shabani, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni më shumë këshilla mjekësore, në videon e mëposhtme: