KEK-u pezullon Nagip Krasniqin, ushtrues detyre emërohet Përparim Kabashi NULL NULL 25.04.2023 18:27 25.04.2023 18:27 Nagip Krasniqi; Foto: Arkiv; Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin nga detyre e punës së kryeshefit Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Sipas njoftimit, në vend të Krasniqit si ushtrues detyre i zëvendëskryeshefit është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK. Kujtojmë se javën e kaluar, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar mbi dyshimin për tri vepra penale atë të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit” Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.