KB GO+ Peja zyrtarizon përforcimin e ri, Daquan Bracey NULL NULL 02.03.2026 20:07 02.03.2026 20:07 Klubi basketbollistik KB GO+ Peja ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për playmaker-in amerikan Daquan Bracey, i njohur me nofkën “DayDay”. 28-vjeçari i bashkohet skuadrës pejane me një përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionate të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, përfshirë Turqinë, Malin e Zi, Çekinë, Bullgarinë dhe Meksikën. Me eksperiencën e fituar në këto liga, Bracey pritet të sjellë stabilitet, organizim dhe ritëm në lojën e verdhezinjve. Në njoftimin zyrtar, klubi shkroi: “Daquan ‘DayDay’ Bracey, basketbollisti më i ri i GO+ Peja. Bracey i bashkohet skuadrës tonë për pjesën e mbetur të sezonit, në pozitën e PlayMaker. 28-vjeçari, i cili ka ndërtuar karrierë në Turqi, Mal të Zi, Çeki, Bullgari, Meksikë vjen në Pejë me përvojë shumë të madhe mbi supe. Welcome to GO+ Peja, DayDay!!!”. /Klankosova.tv