Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kansas: Gruaja lind foshnjen në koridorin e spitalit (FOTO)

NULL NULL
08.02.2018 10:30

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK për disa raste ra në vëmendjen e opinionit publik, për shkak se lindja e një nëne në pllaka të korridorit të kësaj klinike, u cilësua skandal.

Megjithatë, rast i tillë ka ndodhur në Kansas, kur Jesica Hogan mirëpriti fëmijën e saj të pestë, djalin e vetëm Max në korrik të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Imazhet dramatike treguan momentin e Jesicas, kur lindi fëmijën e saj më të vogël në një korridor spitalor, kur mbërriti shumë vonë për ta bërë atë në një shtrat adekuat, e kjo nxiti një histori të re debati në rrjetet sociale.

Jesica solli në jetë fëmijën e saj rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa kishte shqetësime sepse askush nuk e ndihmoi atë të zbriste nga vetura përveç bashkëshortit të saj.

‘’Gjërat ndodhën kaq shpejt, madje as nuk kishte kohë për të vënë këpucë’’ është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.

Kur ajo u fut në ambientet e spitalit sipas rrëfimit të bashkëshortit të saj infermieret zbritën në sallë për të ndihmuar Jesica-n me pjesën tjetër të lindjes, duke ndihmuar nënën të shtrihej në korridor dhe duke i thënë asaj të vazhdojë me procesin e lindjes.

“Ishte lindja ime e çmendur, por edhe më e përsosur”, shtoi Jesica.

“Edhe pse në pllaka të korridorit, nuk ishte aspak ajo që kisha planifikuar, por ajo përfundoi pa ndonjë ndërhyrje, me një fëmijë të shëndetshëm, dhe me përkrahje të mahnitshme nga anët tona. Ishte e bukur dhe do të doja gjithnjë kujtimin e saj ” përfundoi Jesica, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme