Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeta dhe vepra e poetit Enver Gjerqeku

NULL NULL
25.08.2015 11:27

 Një poet dhe profesor akademik, Enver Gjerqeku. envergjerqeku2

Gjerqeku lindi më 25 gusht të vitit 1928, në qytetin e Gjakovës në një familje qytetare.

Poeti Enver, kreu shkollën fillore në vendlindje në vitin 1942 dhe shkollën normale në vitin 1948, kurse Fakultetin Filozofik – gjuhën e letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit në 1955 ku edhe magjistroi në vitin 1961.

Akademiku Enver Gjerqeku, pasi përfundoi shkollën normale, shërbeu një kohë mësues e pastaj të vazhdoi studimet, ndërsa gjatë asaj periudhe  ishte anëtar i redaksisë së revistës ‘’Zani i rinisë’’ në vitet (1954-1956). Pas mbarimit të studimeve shërbeu profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Shkollën Normale të Prishtinës (1956-1959), në Shkollën e Lartë Pedagogjike (1959-1962) dhe prej vitit 1962 e deri në vitin 1995 në Fakultetin Filologjik të Prishtinës ligjërues i lartë e profesor i letërsisë shqiptare, përcjellë Klan Kosova.

Prej asaj kohe paraqitet pothuajse vazhdimisht me poezi dhe me punime të zhanreve të tjera në revistat e gazetat: Zani i rinisë, Rilindja, Jeta e re,Fjala etj. Përveç poezisë, merret edhe me studimin e letërsisë shqiptare, përkthen nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe kryesisht poezi, prozë dhe anasjelltas. Poezia e tij është përkthyer shpesh në gjuhën serbokroate e në gjuhë të tjera të ish-Jugosllavisë.Ka marrë pjesë në takime, manifestime dhe simpoziume letrare si në vend ashtu edhe në vendet e tjera: në Shqipëri, Rumani, Çekosllovaki, Hungari, Turqi, Rusi, Uzbekistan, Amerikë, Kanada, etj.

Për veprimtari të pasur në fushën e letërsisë është fitues i shpërblimeve të Këshillit Popullor të Kosovës 195019571959, i Shpërblimit Krahinor të Dhjetorit 1960, i Shpërblimit të Nëntorit të Prishtinës 1969, i Shpërblimit të Rilindjes 1976, i Shpërblimit të 7 Korrikut 1989 dhe i shpërblimit “Aleksa Shantiq” – Mostar 1979, etj. Është autor edhe i disa botimeve antologjike, si: Sytë që shprepin dashni (1959, bashkë me Esad Mekulin), Shtigjeve të qëndresës – Stazama otpora (1961, në të dy gjuhët, bashkë me E. Mekulin e Vehap Shitën), Panorama e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi (1964, bashkë me Ramiz Kelmendin e Hasan Mekulin), Ndre Mjeda: Vjersha (19621970, me parathënie e aparaturë shoqëruese). Po ashtu përpiloi, zgjodhi dhe redaktoi përmbledhjen përkujtimore të poezive të Esad Mekulit Qëndresë urtësie, botim i ASHAK (1996). Poezia e Enver Gjerqekut është botuar pothuajse në të gjitha antologjitë, përmbledhjet e panoramat e letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi e jashtë, si: Shkëndijat e para (1956),Rexhep Qosja: Antologjia e lirikës shqipe (19701978).

Poeti, studiuesi historian i letërsisë dhe përkthyesi letrar ndërroi jetë në Prishtinë në vitin 2008, duke lënë pas vetes krijimtarinë e tij të pavdekshme letrare.

lajme të ngjashme