Java e Gjuhës Gjermane shënohet me aktivitete letrare në Prishtinë NULL NULL 20.05.2025 12:57 20.05.2025 12:57 Në kuadër të Javës së Gjuhës Gjermane, sot nga ora 16:30 mbahet bisedë me autorin e njohur Stefan Çapaliku dhe përkthyesen Zuzana Finger, në librarinë Dukagjini në Prishtinë. “Mbyllur për pushime” është libri i cili ju fton në një aktivitiet artistik me lexim libri dhe diskutim rreth letërsisë dhe artit të përkthimit, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, nga ora 18:00 do të ketë bashkëbisedim me shkrimtaren dhe autoren Andrea Grill e cila prezanton veprat dhe përvojat e saj, me fokus romanet e saj “Der gelbe onkel”, “Tranenlachen”, dhe veprat e saj të fundit “Cherubino” dhe Perfekte Menschen”. Java e Gjuhës Gjermane është një aktivitet kulturor dhe arsimor që synon të promovojë mësimin e gjuhës gjermane dhe njohjen me kulturën, historinë dhe traditat e vendeve gjermanofone.