Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iu rrit gjoksi pasi vendosi spiralën hormonale, 27-vjeçares i zhduken thithkat

NULL NULL
21.07.2026 15:27

Një 27-vjeçare nga Teksasi i ShBA-së ka rrëfyer historinë e pazakontë të problemeve shëndetësore që, sipas saj, nisën pasi vendosi një spiralë hormonale, duke bërë që gjoksi i saj të rritej me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Daniela Ridener tregon se në vitin 2018, kur nisi studimet universitare, mbante masën DD, por brenda dy vitesh gjoksi i saj arriti në masën H. Deri në vitin 2022, madhësia ishte rritur në P, tetë masa më shumë.

Rritja e pazakontë i shkaktoi dhimbje të forta fizike dhe e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni të rëndë, gjatë të cilit iu hoqën rreth 15 kilogramë inde dhe lëkurë, ndërsa si pasojë humbi edhe thithkat e gjirit.

27-vjeçarja beson se gjithçka nisi pasi vendosi një spiralë hormonale në vitin 2020, kur ishte 21 vjeç, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

“Unë besoj se shkak ishte metoda kontraceptive. Mjekët këmbëngulnin se nuk kishte lidhje, por menjëherë pasi vendosa spiralen, gjoksi filloi të rritej”, tha ajo.

Daniela shpjegon se gjatë asaj periudhe shtoi rreth 23 kilogramë në peshë, por thotë se trupi i saj nuk ndryshoi në pjesët e tjera.

“Shtova rreth 23 kilogramë, por madhësia e pantallonave nuk ndryshoi. Asgjë tjetër nuk ndryshoi, përveç gjoksit që vazhdonte të zmadhohej”, rrëfen ajo.

Rritja e gjoksit ndikoi edhe në përgatitjet për martesën. Ajo kishte zgjedhur një fustan nusërie, por pak para ceremonisë u detyrua ta ridizajnonte plotësisht, pasi pjesa e sipërme nuk i përshtatej më.

Kur u martua në janar të vitit 2022, gjoksi i saj kishte arritur masën P, gjë që tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e njerëzve.

Picture from Kennedy News/Nadine Dominguez (PICTURED: DANIELA RIDENER, 27, ON HER WEDDING DAY IN JANUARY 2022 WITH HER HUSBAND JORDAN RIDENER, 31.) A mum claims her contraceptive coil caused her to grow enormous two stone SIZE P BOOBS - that her hubby had to help 'pick up'. Daniela Ridener, from Lubbock, Texas, US, says her breasts were a cup size B during high school and only grew to a DD by the time she headed to college in 2018. But when she got the coiled fitted after meeting her now 31-year-old husband Jordan Ridener while studying, she claims her boobs rapidly started to grow. DISCLAIMER: While Kennedy News and Media uses its best endeavours to establish the copyright and authenticity of all pictures supplied, it accepts no liability for any damage, loss or legal action caused by the use of images supplied and the publication of images is solely at your discretion. SEE KENNEDY NEWS COPY - 0161 697 4266

“Njerëzit mendonin se kisha bërë ndërhyrje estetike. Në familje nuk ndihesha në siklet, por në punë dhe në publik po”, tha ajo, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Përveç komenteve dhe shikimeve të padëshiruara, Daniela përjetonte edhe dhimbje të forta shpine.

“Sa herë që laja enët ose qëndroja gjatë në këmbë, më kapnin spazma të forta në shpinë dhe më duhej të shtrihesha”, kujton ajo.

Gjendja u përkeqësua edhe më tej, pasi lëkura në zonën e gjoksit u tendos aq shumë sa filluan të krijoheshin plagë dhe infeksione.

“Lëkura ishte bërë shumë e hollë. Më krijoheshin plagë të mëdha dhe infektoheshin vazhdimisht”, tha Daniela.

Më në fund ajo gjeti një mjeke në Dallas, e cila vlerësoi se ndërhyrja kirurgjikale ishte e domosdoshme.

Mjekët i shpjeguan se për shkak të peshës së madhe të gjoksit, do të ishte e nevojshme një mastektomi dhe rindërtim i plotë i gjinjve, pasi indet ishin dëmtuar rëndë nga pesha dhe shtrirja e tepërt, transmeton Klankosova.tv.

Picture from Kennedy News & Media (PICTURED: DANIELA RIDENER, 27, POST-SURGERY.) A mum claims her contraceptive coil caused her to grow enormous two stone SIZE P BOOBS - that her hubby had to help 'pick up'. Daniela Ridener, from Lubbock, Texas, US, says her breasts were a cup size B during high school and only grew to a DD by the time she headed to college in 2018. But when she got the coiled fitted after meeting her now 31-year-old husband Jordan Ridener while studying, she claims her boobs rapidly started to grow. DISCLAIMER: While Kennedy News and Media uses its best endeavours to establish the copyright and authenticity of all pictures supplied, it accepts no liability for any damage, loss or legal action caused by the use of images supplied and the publication of images is solely at your discretion. SEE KENNEDY NEWS COPY - 0161 697 4266

lajme të ngjashme