Ishte mësitë i një 75-vjeçari, burri nga Drenica thotë se kërkesat më të mëdha i ka nga të moshuarit NULL NULL 19.07.2025 10:40 19.07.2025 10:40 Enver Dajku, i njohur për mësitët që bën, thotë se po ka mungesa të vajzave, pasi sipas tij, kërkesat nga meshkujt janë më të mëdha. Në emisionin “Weekend”, Dajku bëri kërkesë të drejtpërdrejtë për një vajzë që ka të kryer së paku gjimnazin, për një djalë 30-vjeçar në Zvicër. Nuk la pa përmendur edhe një rast tepër interesant, ku ishte mësitë i një burri 75-vjeçar në Skenderaj, transmeton klankosova.tv. “Mosha më e vjetër që e kam martuar ka qenë deri në 75 vjet. Të them të drejtën, tani kam më shumë kërkesa nga pleqt sesa të rinjët”, u shpreh tutje ai.