Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës i bashkohet ekipit të Ekrem Hysenit të LDK-së NULL NULL 30.08.2025 18:46 30.08.2025 18:46 Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se rrugëtimit të tij për të parin e kësaj komune i është bashkuar ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera. Hyseni tha se janë bashkë me Poterën për një qeverisje të pastër e me dinjitet, ashtu siç sipas tij, e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj. “Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj! Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës! Për Podujevën për të gjithë”, shkroi Hyseni, transmeton Klankosova.tv. Potera ishte kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ndërsa ishte edhe drejtor në qeverisjen e Shpejtim Bulliqit, por që më pas kishte dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive.