Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Incidentet po shtohen në Pejë? Gazetari Daci zbulon detaje që nuk janë bërë publike (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2026 07:41
Valdrin Daci, gazetar

Një person rreth të 40-ave u plagos mbrëmë në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci në emisionin “Ora Shtatë” dha detaje shtesë lidhur me ngjarjen që trazoi Pejën mbrëmjen që lamë pas, transmeton Klankosova.tv.

“Është njëra prej rasteve që Policia dhe Prokuroria kanë dhënë më së paku detaje, ndonëse janë përgjigjur menjëherë dhe kanë konfirmuar rastin. Në anën e tjetër, siç rëndom bën Spitali, kësaj here nuk ka dalë me ndonjë njoftim për të treguar mbi gjendjen e pacientit, por as policia dhe prokuroria për motivet e rastit. Ky rast i ka shqetësuar shumë banorët, kjo është e konfirmuar zyrtarisht”, u shpreh Daci në Klan Kosova.

Sipas gazetarit, plagosja e mbrëmshme nuk është incidenti i fundit që po ndodh në Pejë.

“Jozyrtarisht ne kemi informacione që netëve të fundit ky nuk është incidenti i fundit që po ndodh, jo me armë zjarri, por sa i përket incidenteve të lëndimeve trupore, për çka çuditërisht, policia nuk ka dhënë detaje ende. Vlen të theksohet se Peja e ka një Këshill Komunal të Sigurisë, e që për çudi për dallim të gjitha rasteve, po qëndrojnë të qetë pa asnjë reagim. Këtë e thash që edhe ata duhet të bëjnë një sinjal”, tha gazetari.

lajme të ngjashme