I verbëri që u bë sërfist (FOTO) NULL NULL 04.02.2016 17:00 04.02.2016 17:00 Edhe para se Derek Rabelo të lindte, babai i tij kishte ëndërruar se do të bëhet një sërfist. Ai e quajti atë pas Derek Ho nga Havai që është kampion i parë botëror në sërfim. Megjithatë, Derek ka lindur i verbër për shkak të glaukomës dhe ëndrra e babait të tij u vu në pritje. Braziliani i ri gjithmonë dëshironte të sërfonte. Kur në moshën 17 vjeçare (tani 23) mësoi për ëndrrën e babait të tij, ai vendosi se ishte koha për ta bërë atë një realitet. “Së pari, babai im më ka inkurajuar dhe më ka ndihmuar. Ne shkuam në oqean së bashku në mëngjes. Megjithatë, ai më ka dërguar në një kurs për të mësuar dhe praktikuar më shumë. Unë kam praktikuar edhe shumë me miqtë e mi. Ata gjithmonë më kanë konsideruar mua të barabartë me veten” ka thënë Derek, transmeton Klan Kosova. “E dëgjoj oqeanin dhe e ndjej atë. Secila zhurmë e valës krijon zhurmë tjetër andaj unë zgjedh në cilën valë dua të sërfoj” ka vazhduar më tej ai. Ai gjithashtu ka thënë se nëse e keni një ëndërr duhet të besoni në të, ndryshe nuk mund ta realizoni atë. “Unë besoj se të gjithë ne kemi shqisat e forta nga Perëndia. Përdorni ato me pasion dhe këmbëngulje”.