Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj nga Jabllanica: Në Kosovë nuk do të ketë ‘Dodik Republikë’

NULL NULL
17.05.2019 12:28

’Kryeministri  Ramush Haradinaj i shoqëruar nga shumë familjarë e deputet e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ish Jabllanicës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Duke e konsideruar si një mit dhe simbol që nuk lejoi të kalojë armiku, nga Shqiponja Haradinaj tha se Kosova është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.

Ai nga ish Jabllanica çoi porosi edhe njëherë që kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë”, raporton KP.

“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin”, tha ai.

lajme të ngjashme