Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që merret me jetën reale të njerëzve

NULL NULL
18.05.2026 15:46

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar familjen e Afrim Mexhuanit nga Obiliqi.

Nga ai, Hamza thotë se dëgjoi brengat që sipas tij, sot i kanë mijëra qytetarë: çmime të larta, paga të pamjaftueshme dhe mungesë perspektive, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së tha se Kosova nuk ka nevojë për propagandë e përçarje, por sipas tij ka nevojë për një qeveri që merret me jetën reale të njerëzve, me paga më të larta, çmime më të ulëta dhe më shumë dinjitet për çdo familje.

“Më 7 qershor, ta bëjmë bashkë kthesën e madhe”, ka shkruar ai.

lajme të ngjashme